Categories Lajme

Tentoi të qëllojë me armë policët, arrestohet 69-vjeçari në Korçë

Një ngjarje që mund të kishte pasoja fatale është shmangur në Korcë pasi një person ka tentuar të qëllojë me armë efektivët e Policisë të cilët shkuan në bansën e tij pasi kishin marrë një telefonatë se ai ishte konfliktuar me një fqinj.

Është arrestuar në flagrancë 69-vjeçari me inicialet G.XH i cili tentoi të vrasë me armë zjarri punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për të neutralizuar konfliktin e këtij shtetasi, me A.H, 47 vjeç,

Në momentin që shërbimet e Komisariatit Korçë janë drejtuar për tek banesa e tij, 69 vjeçari u ka  drejtuar armën e zjarrit  automatik, duke tentuar të qëllonte në drejtim të punonjësve të policisë por fatmirësisht arma u bllokua duke mos realizuar qitjen.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”. Shtetasi i lartpërmendur, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 88 copë fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.

Deklarata e plotë e Policisë:

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda.

Arrestohet në flagrancë një shtetas i cili tentoi të vrasë me armë zjarri punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për të neutralizuar konfliktin e këtij shtetasi, me një shtetas tjetër.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik si dhe municion luftarak.

Më datë 05.02.2019, është marrë një telefonatë ku është kërkuar ndihma e Policisë në lagjen nr 4 në Korçë, pasi një shtetas në gjendje të dehur po konfliktohej me një  shtetas tjetër, duke sjellë shqetësim tek banorët.

Menjëherë janë dërguar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi G.Xh, 69 vjeç, në gjendje të dehur, ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A.H, 47 vjeç, të dy banues në këtë lagje duke u bërë shqetësim për banorët, ku shtetasi G.XH  ishte larguar menjëherë për në banesë ku dyshohet se do merrte një armë zjarri.

Në momentin që shërbimet e Komisariatit Korçë janë drejtuar për tek banesa e tij, 69 vjeçari u ka  drejtuar armën e zjarrit  automatik, duke tentuar të qëllonte në drejtim të punonjësve të policisë por fatmirësisht arma u bllokua duke mos realizuar qitjen.

Policia ka  neutralizuar autorin duke bërë  arrestimin e tij në flagrancë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”. Shtetasi i lartpërmendur, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 88 copë fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME