Categories Lajme

Tentoi t’i grabiste çantën të moshuarës, në pranga i riu në Korçë

Policia e Korçës ka vendosur në pranga 2 persona si dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Në njoftim thuhet, se është arrestuar shtetasi M. T., 29 vjeç i akuzuar për vjedhje. Ai ka tentuar t’i vjedhë një të moshuare 77-vjeçare çantën.

Po ashtu, është arrestuar po për vjedhje dhe një 27-vjeçar, që akuzohet se ka grabitur dy televizorë në banesën e shtetasit S. R., 53 vjeç. Sakaq, uniformat blu kanë proceduar penalisht 4 persona të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, të shtetasit M. T., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, ky shtetas ka tentuar t’i vjedhë me dhunë çantën shtetases J. G., 77 vjeçe, banuese në Korçë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit K. G., 27 vjeç, banues në Maliq, pasi ky shtetas, në bllokun nr. 4, Maliq, ka vjedhur dy televizorë në banesën e shtetasit S. R., 53 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën “Falsifikimi i dokumenteve”, ndaj shtetasve I. R., 35 vjeç, banues në Minsk, Bjellorusi dhe G. D., 34 vjeç, banues në Moskë, Rusi, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë, këta shtetas kanë paraqitur certifikata të testit COVID-19, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat nga verifikimet e kryera rezultoi se i kishin siguruar nëpërmjet internetit nga një laborator në Moskë, Rusi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Maliq dhe Devoll, filluan procedimin penal për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve” për shtetasit F. A., 31 vjeç, banues në Pogradec dhe T. D., 37 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi këta shtetas janë kapur nga shërbimet e policisë, respektivisht në afërsi të fshatit Novoselë, Maliq dhe kryqëzimit të fshatit Miras, Devoll, me dy mjete furgon tip “Benz”, duke transportuar sasi me lëndë drusore, pa leje. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME