Categories Lajme

Tentuan të grabisnin një banesë, në kërkim dy persona! Zbardhen 8 vjedhje në tre muajt e fundit

Fotoja ilustruese Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen si autorë të vjedhjeve të ndodhura përgjatë tre muajve të fundit në qarkun e Elbasanit. Policia njofton se po punohet për kapjen e A. S., 47 vjeç dhe S. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Seferan, Belsh, kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit B. Gj.

Sipas policisë ata janë autorë të 8 vjedhjeve në Belsh, Cërrik dhe Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

“Parandalohet vjedhja me thyerje në një banesë, shpallen në kërkim autorët.  2 autorët e shpallur në kërkim, të dyshuar edhe për vjedhje të tjera në disa banesa në Elbasan, Belsh dhe Cërrik.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, shpallën në kërkim policor shtetasit:  A. S., 47 vjeç dhe S. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Seferan, Belsh, kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit B. Gj.

Mbrëmjen e djeshme, me marrjen e njoftimit se po kryhej një vjedhje në një banesë në fshatin Seferan, Belsh, shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar vjedhjen dhe janë vënë në ndjekje të mjetit të autorëve, të cilët pasi kanë konstatuar shërbimet e Policisë, duke përfituar nga errësira dhe pozicioni gjeografik, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar me shpejtësi.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan: automjet tip “Benz”, një palë targa, një aparat celular dhe disa sende personale të këtyre shtetasve. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 8 vjedhje të tjera të ndodhura në Elbasan, Belsh dhe Cërrik, gjatë muajit maj, shtator, tetor dhe nëntor 2020, konkretisht:

Më datë 18.05.2020, në Cërrik, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit S. R.;

Më datë 02.09.2020, në fshatin Gracen, Elbasan, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M. T.;

Më datë 20.09.2020, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën  e shtetasit Sh. P.;

Më datë 31.10.2020, në fshatin Qafë Shkallë, Belsh, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit K. S.;

Më datë 19.10.2020 në Cërrik, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit Sh. Z.;

Më datë 17.10.2020, në Belsh, dyshohet se kanë tentuar të vidhnin në magazinën ushqimore në pronësi të shtetasit Xh. H.,

Më datë 15.10.2020, në fshatin Guras, Belsh, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. H.;

Më datë 11.11.2020, në Cërrik, dyshohet se kanë vjedhur në banesën E. P. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME