Categories Lajme

Tentuan të kalonin drogë drejt Malit të Zi, arrestohen 4 persona! Iu sekuestrohen kanabis dhe ekstazi

Katër persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi tentuan të kalojnë drogë drejt Malit të Zi. Në pranga janë vendosur shtetasit Anton Voci, 24 vjeç, Ertjen Hysa 23 vjeç, Nikola Paravani 22 vjeç dhe Enver Idrizi 64 vjeç.

Ata janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit teksa udhëtonin me makinë. Nga kontrolli, policia gjeti një sasi kanabisi, ekstazie dhe ketamine.

Janë sekuestruar gjithashtu 5 aparate celularësh.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Drejt Malit të Zi me lloje të ndryshme drogash në automjet, vihen në pranga në kufi, 4 shtetas.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ekstazi”, i zhvilluar nga shërbimet e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me DVP Shkodër.

Sekuestrohen sasi lëndësh narkotike kanabis, ketaminë dhe ekstazi, të cilat të arrestuarit tentuan t’i trafikonin drejt Malit të Zi.

Si rezultat i bashkëpunimit intensiv dhe i një pune të mirorganizuar nga strukturat e DVP dhe DVKM, Shkodër, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, u finalizua operacioni policor i koduar “Ekstazi”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

A. V., 24 vjeç, banues në Kurbin, Laç;
E. H., 23 vjeç, banues në Kuçovë;
N. P., 22 vjeç, banues në Tiranë;
E. I., 64 vjeç , banues në Shkodër.

Këta shtetas janë paraqitur në PKK Muriqan, në dalje të RSH-së, me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. I. dhe pasagjerë shtetasit A. V., E. H. dhe N. P. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm shtetasit dhe automjetin me të cilin qarkullonin.

Si rezultat i kontrolleve fizike që shërbimet e Policisë ushtruan ndaj 4 shtetasve, u gjetën sasi të ndryshme, të ndara në pako, lëndësh narkotike kanabis, ketaminë dhe ekstazi, të cilat, nga veprimet hetimore, rezulton se këta shtetas do t’i trafikonin drejt Malit të Zi.

Lëndët narkotike, së bashku me automjetin me të cilin këta shtetas qarkullonin, shuma parash dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME