Categories Lajme

Tentuan të korruptojnë policët, e pësojnë keq pesë shoferë. Si tentuan të shpëtonin nga shkeljet

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet intensive, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, janë evidentuar dhe goditur dhjetëra raste të mitëdhënies, kryesisht nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme, në të gjithë vendin.

Sipas bluve, gjatë 24 orëve të fundit janë goditur pesë raste të mitëdhënies, konkretisht tre nga Policia Rrugore e Tiranës, një nga Policia Rrugore e Fierit dhe një nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Sarandë. Gjatë javës që lamë pas janë goditur edhe 18 raste të tjera të mitëdhënies.

Gjatë kontrolleve parandaluese në 24 orët e fundit në Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, 3 drejtues mjetesh, shtetasit L. N., A. M. dhe A. D, të cilët drejtonin mjetet nën ndikimin e alkoolit, me shpejtësi tej normave të lejuara apo duke përdorur aparatin celular. Për t’i shpëtuar ndëshkimit me masë administrative, të tre drejtuesit e mjeteve u kanë ofruar para punonjësve të Policisë Rrugore.

Në Fier, gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore Fier, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”, kanë konstatuar shtetasin O. J. duke drejtuar automjetin tip “Benz” me xhama të riveshur. Për të shmangur masën administrative, ai i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash. Drejtuesi i mjetit është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkohë, në Sarandë, është arrestuar në flagrancë shtetasi V. K., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i cili pasi është konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme Sarandë, duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurimit, u ka ofruar para punonjësve të Policisë, për të shmangur masën administrative.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, sepse do të përballen me forcën e ligjit. Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontribuojnë në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke denoncuar çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe çdo rast tjetër të paligjshmërisë, në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME