Policia italiane pasi kapi tre hajdutë shqiptarë, të cilët tentuan edhe t’i shpëtojnë arrestimit, duke u hedhur nga makina, ia doli që t’i prangosë dhe t’i vërë ata para drejtësisë.Sipas hetimeve shqiptarët dolën nga makina dhe më pas tentuan të godasin edhe policët, para se të përpiqeshin për t’u larguar. Një prej shqiptarëve ka pësuar lëndime gjatë tentativës për arratisje.
Tre shqiptarë u arrestuan në orët e para të 5 janarit në afërsi të Verbanias. Të tre dyshohet se kanë vjedhur dy banesa në komunën e Cambiascas”, – njoftoi policia vendase.
Policia ishte vënë në dijeni për vjedhjet nga komuniteti, që kishin telefonuar pranë sallës operative. Vjedhjet e banesave nga shqiptarët janë kthyer në një shqetësim serioz kohët e fundit për autoritetet e vendit fqinj.

