Categories Lajme

“Tërbohen” mediat e Vuçiçit/ Televizioni serb interviston Albin Kurtin, në sfond shfaqet flamuri kuqezi

Mediat që kontrollohen nga pushteti në Serbi e të cilat njihen për lajme të rreme e propagandë pro Vuçiqit, kanë reaguar ashpër pasi që në emisionin ‘Pressing’ të televizionit N1 sonte do të jepet një intervistë e realizuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.Xhirimet e kësaj interviste janë bërë në zyrën e partisë së Kurtit në Prishtinë e në prapavijë shihet edhe flamuri kuqezi. Këtë për Express e ka konfirmuar edhe zyra për media e VV-së.Gazeta serbe “Informer” e ka quajtur një gjë të tillë si skandaloze, duke thënë se Kurti do të shfaqet në televizionin serb për të promovuar Kosovën dhe ata që pranojnë pavarësinë e Kosovës duke aluduar te Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq e Sllobodan Petroviq.Tutje kjo gazetë ka shkruar se intervista e Kurtit në televizionin N1 vjen vetëm një ditë pasi përkrahësit e opozitës në Serbi protestuan para objektit të televizionit publik serb ku po jepte një intervistë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic. Për intervistën e kreut të VV-së ka njoftuar edhe vetë televizioni N1. Në orën 20:00 në emisionin ‘Pressing’ të këtij televizioni Kurti do të flasë për të kaluarën e UÇK-së, heqjen e taksës 100 për qind, kush do t’i prezantojë komunitetin serb në qeverinë e Kosovës, si do t’i qaset dialogut Beograd-Prishtinë dhe marrëveshjen potenciale mes dy vendeve. Autori i këtij emisioni është Jugosllav Çosiq. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME