Categories Politike

Tërheqja e Salianjit, shpërthen deputeti: U zgjodhën disa zyrtarucë që nuk i kanë dhënë dorën një qytetari

Pasi humbi në Kryesi duke mos u zgjedhur dot anëtar i saj, deputeti demokrat Ervin Salianji ka dhënë dorëheqjen nga sekretari i grupit parlamentar në PD.

Ai heq dorë nga numri 2 në grupin parlamentar, pasi sipas tij mungesa e votëbesimit në Kryesi e bën atë të reflektojë dhe të punojë më fort duke shtuar se marrja e përgjegjësive duhet rrënjosur në kulturën politike.

Këtë vendim e ka komentuar edhe deputeti I PD-së Myslym Murrizi ku me anë të një statusi në facebook është shprehur ndër të tjera:

 “Ke qenë njeri aksioni dhe terreni, politikan i ri por masovik klasik, e ndoshta kjo të ka prishur punë dhe të ka numëruar si jo fitues”.

Sipas Murrizit, “fituesit” janë të gjithë ato që nuk i kanë dhënë dorën një njeriu dhe zyrtaruc intrigant që mendojnë si të bëjnë ligjin që të mos perballen kurrë me qytetarët”.

Statusi i plotë i Myslim Murrizit:

I Nderuar Miku dhe Kolegu im. Nuk besoj qe te ka munguar mbeshtetja nga DEMOKRATET apo ke qene zyrtaruc kolltuqesh deri tani, perkundrazi ke qene njeri aksioni dhe terreni, politikan i ri por masovik klasil, e ndoshta kjo te ka prishur pune dhe te ka numeruar si jo fitues. Po te shohesh “ fituesit” jane te gjithe ato qe nuk i kane dhene doren nje njeriu dhe zyrtaruc intrigant qe mendojne si te bejne ligjin qe te mos perballen kurre me qytetaret. Bile u habita shume se aq vota sa na u thane se kane mare nga keshilli disa “ fitues” nuk i kane mare as ne zone elektorale kur kane kaniduar si deputet nga pdr dhe nuk i marin kurre po te kanidojne ne sistem mazhoritar apo me lista te hapura. Kryesia eshte “ zgjedhur” nga radhet e administrates se pd dhe individe qe e dine partine vetem konference shtypi dhe Shqiperine nga hotel Tirana tek rogneri. Qarku i Fierit eshte i vetmi qark qe ka mare 2300 vota me shume ne 2017 sesa ne 2013 dhe eshte qarku i dyte ne vend ka vetem nje kanidat ne listen prej 50 kanidatesh. Berati Vlora, Korça, Lezha, Gjirokastra nuk kane asnje antare kryesie. Shpresoj qe kjo risi e madhe qe u be ne kete keshill kombetare qe emrat e kanidateve u publikuan 19 ore para votimit dhe jo siç ka ndodhur prej 28 vitesh qe shpalleshin vetem 16 ore para, te sjelle fryme tek DEMOKRATET.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME