Categories Sport

Tërhiqet edhe Atletico Madridi, mbesin vetëm 4 klube në listën e Superligës

Atletico Madridi është klubi i radhës që është tërhequr nga projekti i Superligës Evropiane.Në një njëjtën kohë me Interin, gjiganti spanjoll njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e projektit për Superligën.

Atletico është klubi i parë spanjoll që njofton largimin, ndërkohë që Real Madridi dhe Barcelona ende mbesin pjesë e listës së Superligës. “Atletico Madridi vendosi të hënën e kaluar t’i bashkohet këtij projekti si përgjigje ndaj rrethanave të cilat nuk ekzistojnë më sot. Meritat sportive duhet patjetër të triumfojnë para çdo kriteri tjetër”, thuhet në njoftimin e Atleticos për largim.

Ndërkohë, themeluesi i Superligës dhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, e ka pranuar se ka dështuar përfundimisht Superliga Evropiane, e cila për synim kishte ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve si garën kryesore evropiane për klube. I pyetur të mërkurën nëse ende ka gjasa që projekti i tyre të realizohet pas largimeve, Agnelli tha për Reuters: “Të jem i sinqertë me ju, jo, përfundimisht nuk do të ndodhë”.

Para Interit dhe Atleticos, të martën vonë u tërhoqën edhe gjashtë klubet angleze, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham u tërhoqën. Nga 12 klube themeluese të kësaj lige, vetëm Real Madridi, Barcelona, Juventusi dhe Milani kanë mbetur ende në listë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME