Categories Lajme

Tërhiqet Macron: “E kuptoj tronditjen e muslimanëve për karikaturat e profetit Muhamed”

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka tentuar të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke thënë se e kupton zemërimin e tyre prej karikaturave të Profetit musliman. Megjithatë në një intervistë me rrjetin e Katarit, Al Jazeera, kreu i shtetit francez se nuk do të pranojë kurrë që ato mund të justifikojnë dhunën.

Presidenti francez tha se besonte se reagimet e ashpra nga vendet muslimane kishin ardhur pasi njerëzit gabimisht besojnë se ai i mbështet karikaturat, apo se ato mund të jenë krijuar nga shteti francez. Ndërkohë shumë vende muslimane kanë nxitur bojkot të mallrave franceze kur Macron mbrojti të drejtën e shfaqjes së karikaturave, në kontekstin e lirisë së shprehjes.

“Unë i kuptoj ndjenjat që po shprehen dhe i respektoj ato. Por ju duhet të kuptoni rolin tim, që është të bëj dy gjëra; Të promovoj qetësinë dhe gjithashtu të promovoj të drejtat. Sot në botë ka njerëz që shtrembërojnë fenë islame dhe në emër të fesë që pretendojnë se mbrojnë ata vrasin … sot praktikohet dhunë nga individë dhe lëvizje në emër të fesë islame”, tha Macron. Macron shtoi se bojkoti i mallrave franceze mes zemërimit prej karikaturave është pa vlerë dhe i papranueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME