Categories Lajme

Termet i fortë në Lesbos të Greqisë, pasohet nga tri lëkundje tjera

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 03:52 të mëngjesit të së shtunës në Lesbos.

Epiqendra e tërmetit ishte 2 km në veri-veriperëndim të Mandamados dhe thellësia fokale u llogarit nga Instituti Gjeodinamik në 10 km.Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar tërmeti ishte 4.9 Rihter me një epiqendër 13 km në veri-veriperëndim të Agia Paraskevi, Lesbos.

Lëkundjet janë ndjerë si në Kios ashtu edhe në Izmir të Turqisë. Deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Disa minuta më vonë, një pasgoditje me magnitudë 3.3 pasoi 14 km në lindje-verilindje të Mandamados në Lesbos.

Lëkundjet vazhduan me dy pasgoditje të tjera me magnitudë 2.6R dhe 3.5R, me qendër në zonën detare midis Lesbos dhe bregdetit të Azisë së Vogël, pranë ishujve Moshonisian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME