Categories Lajme

Princi Harry e mësoi nga lajmi i BBC-së për vdekjen e Mbretëreshës

Princi Harry, Duka i Sussex-it, i cili ka braktisur detyrat mbretërore britanike dhe u vendos në SHBA, shkruan në kujtimet e tij që do të publikohen më 10 janar se lajmin e vdekjes e Mbretëreshës Elizabeth II të Britanisë për herë të parë mësoi nga faqja e BBC-së.

Sipas lajmit të BBC, Princi Harry, në librin e tij “Spare”, i cili do të jetë dalë në shitje më 10 janar, ka deklaruar se ka marrë një telefonatë nga babai i tij, mbreti Charles III, se shëndeti i mbretëreshës ishte përkeqësuar.

Megjithatë, Princi Harry shkroi në librin e tij se atij iu kërkua të mos sillte me vete gruan e tij, Meghan Markle, kur planifikonte të shkonte në Kalanë Balmoral në Skoci, ku ndodhej Mbretëresha.

Princi Harry tha se pasi zbriti në Skoci, e mësoi nga faqja e internetit e BBC-së se Mbretëresha kishte vdekur.

“E shikova faqen e BBC-së. Gjyshja ime kishte vdekur. Babai im u bë mbret”, shkruan ai.

– Princi Harry thotë se ka vrarë 25 persona gjatë misionit të tij në Afganistan dhe nuk ka turp për këtë

Publikimi i disa pjesëve nga “The Guardian” ishte në agjendën e vendit, pasi kopja e parë e librit të shumëpritur të Princit Harry, do të botohet më 10 janar në 15 gjuhë. Sipas kopjes së siguruar nga gazeta, Princi Harry ka akzuar vëllain e tij më të madh Princin William se e kishte sulmuar fizikisht atë. Ai deklaroi se Princi William e kapi për jakë dhe e hodhi në tokë gjatë një zënke.

Princi Harry, i cili gjithashtu përfshiu kujtimet e tij nga koha e tij në Afganistan në librin e tij, deklaroi se kishte vrarë 25 persona gjatë detyrës së tij në Afganistan dhe se nuk ndien turp për këtë. Princi Harry është djali më i vogël i Mbretit Charles III dhe ish-gruas së tij Diana, Princesha e Uellsit, e cila vdiq në një aksident tragjik me makinë në Paris në 1997.

Charles dhe Diana u divorcuan në vitin 1996. Djali i saj i madh William ishte 15 vjeç kur vdiq Diana dhe Harry ishte 12 vjeç. Harry, Duka i Sussex-it dhe gruaja e tij, Meghan Markle, dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore në janar 2020 për t’u transferuar në SHBA për të jetuar një jetë më të pavarur dhe për t’u larguar nga mediat britanike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME