Categories Lajme

Tërmet në Shëndetësi! Tender 20 miliard lekë për ilaçe

E kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është një nga institucionet ku jepen tenderat me shifrat më stratosferike. Mjafton të shikosh një nga tenderat e shpallur së fundmi dhe e kupton.

Tenderi i fundit i shpallur nga Shëndetësia është me objekt “Blerje materiale mjekimi për nevojat e spitaleve publike”.  Por fondi limit i këtij tenderi është super i çmendur, rreth 20 miliardë lekë. Por a janë vlen të harxhohen miliardë lekë, kur shërbimi në të gjitha spitalet e Shqipërisë lë për të dëshiruar.

Do harxhohen miliarda lekë për blerje mjekimesh, por në shumë spitale, qytetarët janë të detyruar t’i blejnë vetë ilaçet për mjekim. Ku do të shkojnë këta para, kur qytetarët në shumë raste i blejnë vetë ilaçet.

Mirëpo përveç kësaj ajo çfarë bien në sy është fakti se Agjencia e Prokurimit Publik nuk i ka bërë publike dokumentat e tenderit, çka të detyron të mendosh se ky tender është abuzimi i rradhës.

Fituesi i tenderit do t’i kryejë këto shërbime për 24 muaj, por a ia vlejnë gjithë këto para për vetëm dy vite?A i marrin siç duhet shërbimet qytetarët?  Apo qeveria Rama ka filluar të mendojë për premtimin “Shëndetësi Falas”?

Gjithsesi mbetet për t’u parë se kush do të jetë fatlumi i këtij tenderi. Fituesi i këtij tenderi do të shpallet me 24 mars. Deri atëherë mund të ndodhë ndonjë çudi e radhës me tenderat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME