Categories Lajme

Tërmeti/ Banorët protestojnë pas prishjes së ndërtesës në Astir: Shteti na mashtroi!

Banorët që strehoheshin tek pallati 6-katësh në zonën e Astirit pas tërmetit janë ngritur në protestë sot para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar ndihmë.

Sipas njërit prej banorëve, shteti i ka lënë në mëshirë të fatit dhe se janë mashtruar për të dalë nga godina.

“Bashkia nuk na ka dhënë asnjë zgjidhje. I bëj thirrje shtetit të shohë dhe ta vërë dorën në zemër për këta fëmijë.

Shteti thotë që do të përfitojë ai që ka shtëpinë dhe jo ai që ka qenë me qira. Na mashtruan dhe na thanë se do të shkojmë në bashkinë tonë për tu strehuar.

Por ky ishte mashtrim për të na nxjerrë nga hoteli. As ndihmën ekonomike nuk na e ka dhënë shteti”, tha ai për “FaxNews”.

Një tjetër banore shtoi se do të qëndrojnë në rrugë derisa të marrin zgjidhje nga shteti.

“Në rrugë, nuk kemi ku të shkojmë, ai ka thënë deri në drekë do të qëndroni në hotel, më pas na ka thënë do të dilni”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME