Categories Lajme

“Tërmeti bashkon ish-armiqtë”! Corriere Della Sera: Shqiptarët, kosovarët e serbët po gërmojnë në rrënojat e Durrësit dhe Thumanës

E përditshmja italiane “Corriere Della Sera” i ka kushtuar një artikull shqiptarëve, shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve me titull: Tërmeti bashkon ish-armiqtë. “Ata janë bërë bashkë duke gërmuar krah për krah nëpër rrënojat e Durrësit dhe Thumanës në kërkim të një mrekullie e cila duket gjithnjë e më e pamundur.

Saktësisht njëzet vjet pas luftës në Kosovë, ish-Jugosllavia u duk thuajse e plotë përsëri, për herë të parë pas shpërbërjes së saj të përgjakshme.

Në emër të solidaritetit, Ballkani është bashkuar, qoftë edhe vetëm për disa ditë, në përpjekje për të dhënë ndihmën e tyre pas tërmetit që goditi Shqipërinë” shkruan Corriere della Sera.

“Që prej së martës, ekipet e shpëtimit të dërguara nga Prishtina, Beogradi, Tirana, Zagreb dhe Shkup, takohen përgjatë rrugëve dhe lagjeve të tronditura në Shqipëri. Zjarrfikësit, ushtarët, qentë e kërkimi, ekipe me uniforma dhe flamuj të ndryshëm, janë përpjekur nëpër rrënoja të nxjerrin gjallë njerëz.

Ata mund të mos bëhen vëllezër, por kanë bashkuar forcat drejt një qëllimi të përbashkët”-shkruan më tej gazeta italiane. “Askush nuk ka patur probleme – sigurojnë ata – në fakt, mbase kjo është koha për t’u bërë miq”.

Ata shprehen se “Ndonjëherë jemi të burgosur nga paragjykimet tona”-shkruhet më tej në artikull.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME