Categories Lajme

VIDEO/ “Britma, lot e trishtim”! Të rejat më të fundit nga pallati i familjes Lala, s’dihet ende fati i binjakëve

Skuadrat e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje operacionin në banesën e familjes Lala, në Durrës, që është edhe një ndër familjet e goditura rëndë nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Gazetarja Klodiana Lala sjell në “BalkanWeb” pamjet e mëngjesit nga pallati i shkatërruar totalisht, ku shihen skuadrat duke punuar për nxjerrjen e trupave të pajetë të familjarëve, ku mes rrënojave ndodhen edhe trupat e tre fëmijëve të mitur, binjakëve Dionis e Dionisa Lala, që ende nuk kanë bërë 2 vjeç, si dhe vëllait të tyre, Emilio Lala, 8 vjeç, ndërsa është nxjerrë e pajetë motra e tyre, Amelia Lala, 8 vjeçe.

“Vijojnë prej orësh të zgjatura kërkimet për të gjetur mbase të gjallë pjesëtarët e familjes Lala, një familje e goditur rëndë nga tërmeti. Kërkimet po zgjasin shumë dhe ende skuadrat e kërkim-shpëtimit nuk dinë asgjë për fatin e Marjeta Lalës, gruaja që kishte me vete edhe katër fëmijët e saj.

Nuk dihet asgjë për fatin e Emilio Lalës, 8 vjeç, nuk dihet asgjë për fatin e binjakëve Dionis dhe Dionisa, që ende nuk kanë mbushur 2 vjeç. Ilir Lala, xhaxhai i fëmijëve, që ishte person me aftësi të kufizuara.

Kjo familje ka humbur deri më tani gjyshen, Sadete Lala, Amelia Lala, 8 vjeçe, Griselda Lala, motra e Ramë Lalës, djalit 7-vjeçar i vetmi i mbijetuar deri më tani.

Albert Lala është babai i katër fëmijëve, njëra prej të cilave Amelia është nxjerrë e pajetë, ndërsa nuk dihet asgjë për tre fëmijët e tjerë dhe nënën e tyre. Aty ka lot, ka britma, trishtim, por edhe shpresë, sepse skuadrat e kërkimit iu kanë komunikuar se mund të ketë shpresë”, tha gazetarja Lala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME