Categories Lajme

Tërmeti fatal në njerëz dhe banesa, kompanitë e sigurimeve në gadishmëri me fonde. Mbështetje jo vetëm për klientët!

Në 51  ka arritur numri i viktimave nga tërmeti fatal i 26  Nëntorit  ndërsa dëmet në njësi banimi kalojnë shifrën e 1000.

Bilanci i dëmeve të shkaktuara  i ngjason një bombardimi në qarqet Durrës dhe Tiranë.

Ne Durres jane afro 701 banesa te dëmtuara 12 prej të cilava të shkaterruara krejtesisht, 176 pallate të pabanuara dhe  15 të kthyera në gërmadha.

Ndërsa në qarkun Tiranë janë 239 banesa të prekura, 61 të dëmtuara rendë si edhe 8 pallate të dala jashtë funksionit.

Përballë kësaj situate, janë ngritur në këmbë biznese të ndryshme për të ofruar ndihma në forme monetare dhe shërbimesh.

Që ditën e  parë të kësaj katastrofe Kompanitë e Sigurimeve në vend janë angazhuar me grupet e tyre në terren për të ofruar për klientët shërbime për shkak të dëmeve të pësuara nga tërmeti me magnitutë 6.4 ballë të shkallës rihter.

 

Qindra qytetarë që kanë kryer sigurimin e banesave, biznesit  apo shëndetit kanë vërshuar pranë kompanive për dëmshpërblime ndërsa këta të fundit kanë ndjekur nga afër  me ekspertë çdo zhvillim  për tju gjendur   sa më pranë të gjithë klientëve.

Jo vetëm kaq, kompanitë kanë hedhur dhjetëra mijëra euro për familjet e viktimave të prekura nga tërmeti duke u solidarizuar me dhimbjen mbarëshqiptare.

Kompanitë e sigurimeve garantojnë klientët se çdo dëm nga tërmeti do të kompensohet sipas kontratës dhe në kohën më të shkurtër.

Kompanitë theksojnë se grupet e punës janë të shpërndara në terren  për të inspektuar çdo dëmtim dhe për të përllogaritur dosjen e të gjithë klientëve.

Në çdo faqe zyrtare të kompanive gjenden edhe paketat që ofrohen për sigurimin e banesave, bizneseve, pronave, shëndetit apo fatkeqësive të tjera.

Tërmeti fatal i 26  Nëntorit më shumë se kurrë tregoi se sa të pafuqishëm jemi përballë fatkeqësive natyrore dhe si; sa hap e mbyll sytë; mbetesh në qiell të hapur duke humbur pasurinë e gjithë jetës.

Kompanitë ofrojnë kosto modeste të sigurimit të shtëpive  që mesatarisht arrin në 50  euro në vit. Kjo shumë është e papërfillshme nëse e llogarisim me dëmin që i është shkaktuar sot banesave nga tërmeti dhe pasojat që ka lënë tek qytetarët që sot janë në çadra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME