Nokaut i dyfishtë në një ring boksi është një nga pamjet më të rralla në sportet luftarake. Por, një gjë e tillë u dëshmua edhe një herë gjatë duelit të MMA-së mes Eder Lopes dhe Diogo Neves.
Gjithçka ndodhi në ringun e Portugalisë, ku 31-vjeçari Neves u shemb në tokë në të njëjtën kohë me 22-vjeçarin, por kampioni i Botës në kikboks, Lopes arriti të ngrihej në këmbë menjëherë. Kjo sfidë ishte e vlefshme për promovimin në ECE, teksa pamjet vazhdojnë të bëhen virale dhe të përhapet në të gjithë globin në mediat sociale.
