Categories Lajme

Tërmeti në Durrës, PD anulon ceremonitë për Ditën e Pavarësisë dhe Çlirimit

Tërmeti i fuqishëm në Durrës me magnitudë 6.4 ballë Righter ka bërë që Partia Demokratike të anulojë të gjitha ceremonitë për Ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

PD shprehet se duke qenë se vendi ndodhet në një situatë të rëndë, nderimi më i madh për patriotët e shpalljes së pavarësisë dhe çlirimit të Shqipërisë, është që në këto momente të vështira për kombin shqiptar, është t’u gjendemi afër banorëve dhe familjeve të prekura nga tërmeti.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Të nderuar, Në vijim të njoftimit të bërë për Kalendarin e Aktiviteteve dhe Axhendën e ceremonive përkujtomore të Ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit më 28 Nëntor, ju njoftoj sa më poshtë:

Për shkak të gjendjes së krijuar nga tërmeti, vijimit të gjendjes së fatkeqësisë dhe operacioneve të kërkim-shpëtimit, si dhe për shkak se nesër zhvillohen ceremonitë mortore për disa prej viktimave të tragjedisë, në nderim të tyre dhe për të respektuar dhimbjen e familjarëve të viktimave, Partia Demokratike ka vendosur të anulojë homazhet e planifikuara per neser ne oren 9.00 dhe çdo ceremoni përkujtimore të planifikuar me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit. Nderimi më i madh për patriotët e shpalljes së pavarësisë dhe çlirimit të Shqipërisë, është që në këto momente të vështira për kombin shqiptar, t’u gjendemi afër banorëve dhe familjeve të prekura nga tërmeti.

Ju përshëndes!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME