Lëkundjet e forta të tërmetit nxorën në rrugë edhe banorët e fshatrave të Tiranës. Kjo ishte situata pas tërmetit në Pezë Helmes dhe Ndroq.
Siç shihet dhe në video, ka dëme në banesa brenda dhe jashtë. Janë dëmtuar dhe çatitë, me tjegullat që kanë përfunduar në oborre. “Nuk ka më keq se kjo”, thotë një banor.”Se ka marrë veten as çuni, të tmerruar, shyqyr që na ruajti Zoti njerëzit”, thotë një tjetër.