Categories Lajme

Tërmeti/ Përlotet në emision ish-drejtuesi i Emergjencave Civile, kujton historinë e fëmijës në Thumanë

Ish-drejtuesi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, u përlot në studion e Euronews Albania, teksa komentonte tërmetin shkatërrimtar që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore këtë të hënë. Premçi teksa shihte live shpëtimin nga rrënojat të një foshnje të vogël, rikujtoi me lot në sy punën e Emergjencave Civile gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. Ai rikujtoi momentin kur nxorrën nga rrënojat një fëmijë të familjes Turku.

“Tek po shikoj këtë fëmijë më kujtohet data 26 nëntor në Thumanë. Në Thumanë nxorëm një nga familjet me mbiemër Turku, nxorëm në fillim një 52-vjeçar pastaj nxorëm një fëmijë.

E trishtë! Kurse një tjetër në katin e dytë, i zënë nga pllakat e betonit kërkonte një cigare. Ekipet nuk e nxorën dot të gjallë pasi vdiq nga presioni që ushtronin pllakat. Këto janë momentet më të vështira për familjarët dhe grupet e kërkim shpëtimit sepse po ta shikoni në të gjitha operacionet nuk përdoren fadroma.

Ka patur njerëz te ne se për shkak të përdorimit të fadromave dhe të mos respektimit të rregullave, lëvizja me fadroma ushtron presion, dhe ata vdiqën. Pllakat duhen hequr me vinç pasi nëse nuk i shpëton dot mos t’i vdesësh”, tha Premçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME