Categories Lajme

Tërmeti/ Qytetari: Po jetoj në shtëpinë e rrënuar, nuk mundja më në çadër

Teksa qeveria deklaron se procesi i rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit po ecën me ritme të shpejta, shumë qytetarë shprehin të kundërtën dhe kërkojnë ndihmë për të gjetur një strehë para se të fillojë dimri. Eduart Hysa është një prej banorëve të fshatit Shpërdhet, bashkia Kurbin, i cili gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të pariparueshme në shtëpinë e tij.

Hysa tregon se deri një javë më parë ka jetuar në çadër, ku një prej fëmijëve të tij ka lindur pikërisht aty, në kushte aspak të përshtatshme. Pas kësaj, Eduarti ka marrë një vendim të rrezikshëm duke lënë çadrën e duke u kthyer të jetojë në shtëpinë e dëmtuar.

Rasti i Eduart Hysës është denoncuar nga Partia Demokratike, ku gjatë bisedës me , kreun e FRPD, Belind Këlliçi, ai thotë se shtëpinë fillimisht ia kanë vlerësuar si të pabanueshme dhe për tu shembur. Por, më vonë ekspertët kanë bërë një tjetër vlerësim duke ndryshuar shkallën e dëmtimit të banesës. Ata i kanë klasifikuar dëmtimet e banesës në shkallën DS2 për riparim dhe jo rindërtim. Më herët, inxhinierët e kanë paralajmëruar famijen Hysa që të mos hyjë në atë banesë pasi rrezikon të shembet.

Qytetari: Unë jam Eduart Hysa, banor i Shpërdhetit. Deri para një jave kam ndenjur në çadër dhe tani po jetoj në shtëpi të shembur, siç po e shihni edhe ju. Këlliçi: Eduart, sa veta jeni? Qytetari: Jam vetë i gjashti, nëntë muaj në çadër. Këlliçi: Po pse vendose të futesh këtu? Qytetari: Nuk kam rrugë tjetër, nuk jetohet me fëmijë të vegjël në çadër gjithë kohës. Tani përsëri këtu në shtëpi, po rrezikojmë.

Këlliçi: Në shtëpinë e prishur? Qytetari: Po, në shtëpinë e prishur. Po rrezikoj dita-ditës. Këlliçi: Si ta kanë vlerësuar shtëpinë? A ka ardhur dikush nga shteti me u interesu? Qytetari: DS.. Ka ardhur dhe më kanë thënë… kur kanë ardhur për herë të parë inxhinierët më kanë thënë që mos hyni brenda, se kjo rrezikon që të shembet. Këlliçi: Edhe si të klasifikuan?

Qytetari: Pastaj kur ka dalë akt konstatimi ma kanë nxjerr DS2 të mesëm, nuk ma kanë vlerësuar siç duhet. Këlliçi: Po ndonjë ndihmë, ndonjë mbështetje, ndonjë financim nga shteti, ke marrë? Qytetari: Asnjë lloj gjëje! Këlliçi: Bonus qeraje, mbështetje financiare? Qytetari: As bonus qiraje, asnjë gjë!

Këlliçi: Me aq lekë (fjala është për paratë që përfiton për riparim nga vlerësimi DS2) çfarë mund të bësh ti në  Qytetari: 3 fëmijë! Më të madhin 9 vjeç, më të voglin 6 muajsh. Këlliçi: 6 muajsh?! Qytetari: 6 muajsh! Belindi: Fëmija ka lindur ne çadër?Qytetari: Në çadër, ne çadër! Këlliçi: Edhe vetëm para 4 ditësh keni dalë nga çadra? Qytetari: Po! Belindi: Të ardhura financiare, çfarë keni Qytetari: Unë jam invalid. Marr një kemp nga 100 mijë lekë (të vjetra). Belindi: Vetë i gjashtë? Qytetari; Vetë i gjashtë! Belindi: Asnjë mbështetje nga shteti tjetër? Qytetari: Jo! Të vijnë ta vlerësojnë, ta rishikojnë! Mos të na lënë këtu që te na zënë këto gërmadha brenda!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME