Categories Lajme

Tërmeti ”rishikon” buxhetin, Denaj: Gati për fondet që nevojiten

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, bashkë me projektin e USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Lokale, organizuan konferencën me temë: ”Zhvillimi i Sistemit të Kontrollit të Brendshëm në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme”. Ministrja e Financane, Anila Denaj tha se institucioni që ajo drejton ka mbështetur zhvillimin e sistemit të kontrollit të brendshëm në njësitë e sektorit publik, në funksion të garantimit të një sistemi të financave publike që nxit transparencën, përgjegjshmërinë, disiplinën fiskale dhe efikasitetin në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike, për ofrimin e shërbimeve të përmirësuara dhe zhvillimin ekonomik.

Përmirësimi i kuadrit ligjor në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, thaDenaj, ka lehtësuar zbatimin e procedurave në fushën e kontrollit të brendshëm, ndërkohë që në kuadër të rritjes së kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit të administratës publike janë kryer një sërë trajnimesh në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe auditimit të brendshëm.

Denaj informoi se së shpejti do të ndërmerren hapa konkretë për të vlerësuar në mënyrë periodike institucionet buxhetore, ku një grup i caktuar institucionesh do të asistohen direkt nga MFE për modernizimin e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik. ”Prioritete kryesore janë hartimi i një strategjie për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik, zbatimi i procedurave të delegimit në të gjitha njësitë publike, zhvillimi i programeve të trajnimit të vijueshëm të audituesve të brendshëm dhe punonjësve të tjerë në njësitë publike, si dhe implementimi i një plani për rritjen e shkallës së zbatimit të rekomandimeve të lëna nga auditimi i brendshëm”. Masa konkrete në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të kontrollit të brendshëm janë parashikuar edhe në Strategjinë e rishikuar së Menaxhimit të Financave Publike 2019-2022.

Ministria e Financave nuk ka ende një faturë financiare përfundimtare të dëmeve që kanë shkaktuar tërmetet në banesa dhe biznese, për shkak se bashkitë e prekura ende nuk kanë mbyllur procesin e vlerësimit. Pritet që këtë javë të bëhet me dije dhe fondi total që kërkohet për dëmshpërblim. Denaj theksoi se për këtë qëllim do të bëhet rishikim i buxhetit dhe do të ri-alokohen fondet e nevojshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME