Categories Bota, Lajme

Tërmeti s’i shembi dot asnjë pallat, ndërtuesi turk: Dikur më vunë gjobë, tani duan t’më japin medalje

Dy tërmetet shkatërrues në Turqi bënë që ndërtesat e bukura të kompanive ndërtuese të binin përtokë dhe të vërtetonin se nuk ishin gjë tjetër veçse fasada, pa asnjë siguri minimale për jetën e qytetarëve.

Në mediat vendase po bën xhiro deklarata e një prej ndërtuesve, i cili tha se asnjë nga ndërtesat e tij nuk u prish në Malatya.

Ai u shpreh se më herët kishte marrë një gjobë prej 300 miliardë lirash për shkak se pallatet e ndërtuara nga ai ishin të shëmtuara.

“Atë kohë më vendosën gjobë prej 300 miliardë lirash. Tani po marrin në telefon dhe po thonë ‘Do të japim medalje’”, tha ai për mediat turke, teksa më tej shtoi se kolonat e pallateve i ka ndërtuar në mënyrë solide.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 që ndodhën në rrethet Pazarcık dhe Elbistan të Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime të gjera në rajon.

Ndërsa Turqia u zgjua në një ditë të tmerrshme mëngjesin e 6 shkurtit, mijëra ndërtesa në 10 provinca të prekura nga tërmeti u kthyen në rrënoja.

https://twitter.com/i/status/1625151807113527300

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME