Categories Lajme

Tërmeti u dëmtoi shtëpinë, zjarri e shkrumboi plotësisht. Familja në qiell të hapur

Pamundësia e një zgjidhje për jetuar e ka detyruar familjen e Lavdrim Pecës që të jetonte në shtëpinë e pabanuar nga tërmeti. Por fatkeqësitë për të nuk përfundojnë këtu pasi i gjithë mundi i tij u dogj nga një shkëndijë elektrike. Ai akuzon shtetin që nëse do e kishin ndihmuar nuk do të kishte ndodhur kjo ngjarje.

 Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi edhe shtëpinë e Lavdrim Pecës në Kodër Bërxullë. Por pamundësia për të marrë një shtëpi me qira dhe mungesa e ndihmës nga shteti e detyruan atë së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët të jetonin në atë ndërtesë edhe pse me rrezik.

Por fatkeqësitë për familjen Peca nuk përfundojnë këtu. Mëngjesin e 16 janarit shtëpia e tyre u përfshi nga flakët duke u shkrumbuar e gjitha dhe duke lënë gjithë familjen me sytë drejt qiellit.

Në momentin e zjarrit, 4 anëtarë të kësaj familje kanë qenë në shtëpi, por fatmirësisht kanë shpëtuar.

Ka qenë djali i cili ka konstatuar tymin që më pas ka zgjuar familjarët e tjerë.

“Djali i dytë ka parë tym e flakë brenda, ka kërkuar të dalë. I fundit kam dalë unë.”

Fatmirësisht, nga ky zjarr, përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur persona të lënduar.

Ndërsa shkak i zjarrit mësohet se ka qenë një shkëndijë elektrike . 44- vjeçari tregon se gjithë mundi dhe djersa u dogjën në pak minuta, ndërsa fajëson institucionet shtetërore që nuk i dhanë një zgjidhje që pas tërmetit.

“Asnjë lloj ndihmë nuk kanë dhënë këtu, as çadër, as kontenier, as bonus qiraje. Po të kishte sjellë çadër ose kontenier pas tërmetit mund të mos kishte ndodhur kjo.”

Frika nga tërmeti vijon ta shoqërojë.

“Kam dalë për tërmet, siç isha në gjumë dola.Kur dola jashtë e kuptova se çfarë ndodhi.”

Shtëpia e tij tashmë është shkrumbuar, nuk ka më as çati, as dyer e as dritare, ndërsa 44 vjeçari apelon: “Të më ndihmojë kush të mundet.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME