Categories Bota, Lajme

Tërmeti vdekjeprurës, Algjeria hap kufirin me Marokun

Tërmeti vdekjeprurës i Marrakeshit bëri që Algjeria e cila ndërpreu lidhjet me Marokun 2 vjet më parë, të hapte këtë të shtunë hapësirën e saj ajrore për fluturime humanitare dhe mjekësore në Marok.

Në një deklaratë për situatën e tërmetit në Marok, presidenca e Algjerisë tha se ishte e gatshme të ofrojë ndihmë humanitare si dhe të gjitha aftësitë e saj materiale dhe njerëzore në solidaritet me popullin maroken.

Ka një histori të gjatë tensionesh midis dy vendeve për kryesisht rajonin e diskutueshëm të Saharasë Perëndimore. Kufiri mes tyre është i mbyllur që nga viti 1994.

Kujtojmë se mbi 1 mijë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi të premten në mbrëmje shtetin afrikan të Marokut. Lëkundja me magnitutë 6.8 u regjistrua në malet Atlas, në Perëndim të vendit, ndërkohë që të plagosurit janë me qindra.

Autoritetet konfirmuan se Epiqendra e tërmetit ishte 71 kilometra në jugperëndim të Marrakeshit, me një thellësi 18.5 kilometra dhe lëkundjet u regjistruan në orën 11:11 të natës.

Spitalet në Marrakesh po përballen me një fluks të lartë pacientësh, ndërsa është bërë thirrje për dhurim gjaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME