Categories Lajme

Termometri shënon sot 40 gradë, vijon i nxehti afrikan në vend

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës do të mbeten prezente në territorin Shqiptar duke bërë që të vijojnë temperaturat ekstremisht të larta në ultësirën perëndimore dhe në Verilindje të vendit. Ndërsa më i freskët moti do të jetë në qarku e Korçës. Kushtet e motit do të jenë në dominimin e kthjellimeve gjatë paradites, por pasditja sjell kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të jenë në ndikimin e një sistemi me vranësira të shumta të cilat do të sjellin rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Po ashtu me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje paraqitet pjesërisht Europa Qëndrore. Ndërsa  Britania e Madhe dhe Europa Jugore do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Gadishullin Iberik.

Kosova

Orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht, por mundësia për reshje është thuajse 0.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zonat Veriperëndimore. Ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës pritet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME