Categories Lajme

Terrorizuan dhe lidhën çiftin, zbulohet shuma që morën grabitësit në Vermosh

Plotë 30 mijë euro janë grabitur në banesën e Tom Tinajt në Vermosh. Dy personat e armatosur përveç parave kanë marrë dhe sende të tjera me vlerë, ndërsa kur janë larguar, kanë grabitur makinën e Tom Tinajt.

Gjatë arratisë, dy grabitësit kanë pësuar aksident, por kanë mundur të largohen me një tjetër makinë që kanë grabitur rrugës. Më pas këtë makinë të grabitur e kanë braktisur dhe besohet që janë larguar në këmbë drejt Malit të Zi.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës kur dy persona me armë dhe të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e Tom Tinaj i njohur nga banoret e zonës edhe si Tom Nishi.

Pasi i kanë lidhur dhe i kanë grabitur një sasi parash dhe sende tjera me vlerë, ata janë larguar duke grabitur edhe automjetin tip Fioristrade të Tom Tinajt.

Në afërsi të fshatit Selcë të Malësisë së Madhe, dy grabitësit kanë humbur kontrollin ndaj mjetit dhe janë përplasur.

Ata kanë lënë fuoristradën dhe kanë ecur në këmbë rreth 1 km dhe më pas po në fshatin Selcë kane grabitur një tjetër mjet në pronësi të Juli Hysaj.

Duke u larguar deri në afërsi të zonës se njohur Grabom. Aty kanë parë një automjet tjetër që po lëvizte në drejtim të tyre. Dy grabitësit kanë lënë automjetin por në të kanë harruar edhe levën me të cilën dyshohet se kanë hapur me forcë derën në Vermosh, si dhe një armë zjarri kallashnikov.

Të favorizuar edhe nga errësira dhe një zonë malore e cila është në kufi me Malin e Zi, dyshohet se dy grabitësit janë larguar drejt vendit fqinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME