Categories Teknologji

Tesla merr në konsideratë zëvendësimin e fshesës së xhamave të veturës me laser

Tesla ka prezantuar një patentë për fshirësit e xhamit të teknologjisë së lartë që pastrojnë xhamin e një makine duke djegur pluhurin dhe mbeturinat përmes rrezeve lazer. Prodhuesi i makinave elektrike gjithashtu shpreson të përdor teknikën e pastrimit në panelet diellore dhe çatitë e ndërtuara nga filiali i saj SolarCity,

Patenta, e paraqitur së fundmi në Zyrën e Patentave dhe Markave të Tregut të Shteteve të Bashkuara, vë në dukje joefikasitetin e fshesave tradicionale të xhamit, të cilat zakonisht nuk janë në gjendje të pastrojnë çdo pjesë të tij. Sistemi “pastrim lazer i pulsuar” do të vendoset në atë mënyrë që të mos dëmtojë sytë e personave në automjet, ose përbërësve të tjerë që mund të dëmtohen nga një rreze drite me intensitet të lartë, thuhet në patentë.

Patenta vazhdon të shpjegojë se si çdo sipërfaqe qelqi në një makinë mund të pastrohet duke përdorur lazer, përfshirë kamerat dhe sensorët e përdorur për drejtim autonome. Tesla ka një histori të teknologjive të reja të automjeteve, veçanërisht në zhvillimin e makinave gjithë-elektrike dhe vendosjen e aftësive të përparuara të vetë-drejtimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME