Categories Politike

“Testi i idiotit, zgjidhje e problemit”. Vjen paralajmërimi i fuqishëm, ka lidhje me ngjarjet e rënda…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar sot se testi i idiotit, nuk është zgjidhje e problemit.

Manjani shkruan në rrjet se çështja e trafikut rrugor dhe parandalimi i aksidenteve kërkon jo ndërhyrje, por përmbysje ligjore.

“Nuk jam i sigurtë që testi i idiotit është gjithashtu zgjidhja e problemit. Aksidentet ndodhin edhe për idiotësira, por nuk e ndalon dot testi, sepse kur aksidenti ndodh, është shumë vonë…

Duhet si fillim të kuptojmë që pa eleminuar pikat e rrezikut në sistemin tonë rrugor nuk mund të flasim dot për masa parandaluese të aksidenteve. Janë të njohura këto pika rreth 100 tilla dhe eleminimi i tyre kërkon investim në infrastrukture jo rritje gjobash!!!

Nga ana tjetër sinjalistika rrugore është ende e varfër dhe jo informative”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Çështja e trafikut rrugor dhe parandalimi i aksidenteve kërkon jo ndërhyrje, por përmbysje ligjore. Sjell në vemendje që ndërhyrjet brutale të vitit 2014 ku u çuan sanksionet në ekstrem nuk e zgjidhen as trafikun e as parandaluan aksidentet.

Pra ekstremizimi i masave ndëshkuese nuk është zgjidhje. Nuk jam i sigurtë që testi i idiotit është gjithashtu zgjidhja e problemit. Aksidentet ndodhin edhe për idiotësira, por nuk e ndalon dot testi, sepse kur aksidenti ndodh, është shumë vonë…

Duhet si fillim të kuptojmë që pa eleminuar pikat e rrezikut në sistemin tonë rrugor nuk mund të flasim dot për masa parandaluese të aksidenteve. Janë të njohura këto pika rreth 100 tilla dhe eleminimi i ture kërkon investim në infrastrukture jo rritje gjobash!!!

Nga ana tjetër sinjalistika rrugore është ende e varfër dhe jo informative.

Arroganca e “të fortëve” në trafik, duke filluar me makinat qeveritare është ende e pandalshme dhe tepër e dhunshme.

Më në fund masat tërësisht jo proporcionale logjikisht të shfazuara që janë vënë në Kodin Rrugor duhet rishikuar sipas një rrjedhe logjike në përputhje me gjendjen e rrugëve dhe nevojës për lëvizje të shpejtë por të sigurt të trafikut.

Bie fjala duhet kufizuar në raste ekstremale masa e pezullimit të lejes së drejtimit. Kjo e fundit pezullohet si në rastin kur shpejtësia është 2 km/orë mbi normën e lejuar ashtu edhe kur tejkalimi është 40 apo më shumë km/orë…

Për pasojë abuzimi është i pashmangshëm. Pra duhet një koncept i ri sipas një modeli perëndimor i pa shqiptarizuar i masave ndëshkuese dhe jo shpikje e racionalizime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME