Categories Kuriozitete

Testi i veçantë të cilin duhet ta kalojnë agjentët e FBI-së

Për tu bërë agjent i FBI-së është punë mjaft e vështirë.

Sipas statistikave, më pak se 5 për qind e atyre që aplikojnë arrijnë të pranohen.

Më poshtë mund të provoni t’i përgjigjeni disa pyetje për të parë se a do të mund ta kaloni atë test apo jo:

Përgjigja e një numri të këtyre pyetjeve do të tregojë nëse një person ka potencial natyror për zhvillimin e aftësive të të menduarit kreativ dhe logjikës.

Cila është nëna?!

Ka dy zonja në një dhomë të cilat janë ulur përballë njëra-tjetrës, ndërsa një djalë i vogël luan në dysheme. Studioni mirë imazhin.

Pyetja:

Cila mendoni se është nëna e vërtetë e fëmijës?

Përgjigjja:

Nëna e fëmijës është zonja në të majtë. Ajo është ulur në mënyrë që këmbët e saj të drejtohen ndaj fëmijës. Ky pozicion pasqyron dëshirën e natyrshme të nënës për të mbrojtur fëmijën e saj. Qëndrimi i gruas në të majtë është mbrojtës, pak e vendosur përpara. Është e natyrshme që fëmijët e vegjël të përballen me nënën e tyre kur luajnë ose bëjnë ndonjë lloj aktiviteti, nëse ajo është përreth.

Dy pilula…

Një vrasës serik i rrëmbeu njerëzit dhe i bëri ata të merrnin një nga dy pilula, njëra ishte e padëmshme dhe tjetra ishte helmuese. Cilëndo pilulë që merrnin viktimat, vrasësi serik e merrte tjetrën. Secilën herë viktimat vdisnin dhe vrasësi serik mbijetonte.

Pyetje:

Si ndodhi që vrasësi gjithmonë ta marrë pilulën e padëmshme?

Përgjigjja:

Të dy pilulat ishin të padëmshme. Helmi ishte në gotën me ujë dhe viktimat e pinë atë.

Pijet

Një burrë dhe një grua shkuan në një restorant për darkë. Ndërsa ishin duke pritur ushqimin, gruaja porositi 5 pije me akull sepse ishte shumë nxehtë. Gruaja i piu 4 prej tyre të gjitha në të njëjtën kohë, ndërsa burri piu vetëm një. Pas një kohe burri u sëmur dhe vdiq. Mjekët thanë se të gjitha pijet ishin të helmuara.

Pyetje:

Pse gruaja ishte ende gjallë kur vdiq burri? Lexoni përsëri me kujdes.

Përgjigjja:

Helmi ishte në akull. Meqenëse gruaja kishte pirë pijet e saja shpejt, akulli nuk kishte kohë për t’u shkrirë. Burri e piu ngadalë dhe helmi u shkri në pije.

Kaseta…

Imagjinoni një skenë. Një burrë gjendet i vdekur, ai kishte një pistoletë në dorë dhe një regjistrues të kasetës pranë tij. Detektivi shtypi butonin “luaj” dhe dëgjoi mesazhin: “Jam lodhur nga kjo jetë dhe vendosa të ndaloj dhimbjen dhe vuajtjen time” dhe më pas një e shtënë. Në një mënyrë detektivi nuk beson se ishte vetëvrasje.

Pyetja:

Pse agjenti mendon se ishte vrasje dhe jo vetëvrasje?

Përgjigjja:

Nëse njeriu vrau veten, si ka mundur ta kthente kasetën në fillim?

Misteri i krishtlindjeve

Një detektiv ishte në detyrë gjatë festës së krishtlindjeve dhe në mëngjesin e 25 dhjetorit mori një telefonatë. Ai i ra ziles që ishte pranë derës, dhe për një minutë pronari i shtëpisë i përgjumur e hapi derën.

Detektivi i tha:

“Fqinji juaj po thotë se dje, në mbrëmjen e Krishtlindjeve, dhe gjatë kohës sa ishte këtu për ahengun, ju keni hyrë në shtëpinë e tij dhe keni dhe ia vodhët disa gjëra të vlefshme”.

Pronari u përgjigj:

“Kjo nuk është e vërtetë. Familja jonë festoi festën e Krishtlindjes në shtëpinë e miqve. Ne mezi kishim kohë për të dekoruar pemën tonë të Krishtlindjeve “. Detektivi tha:

“Mos u shqetësoni. Është mjaft e qartë për mua se fqinji yt është duke gënjyer. ” Pyetje: Si e dinte detektivi?

Përgjigjja:

Dritat e pemës së Krishtlindjeve janë të ç’kyçura nga rryma dhe në to mungon një llambë, dhe ato nuk do të punonin pa të. Ishte e qartë për detektivin se pronari ishte duke thënë të vërtetën. Ai e kishte zbukuruar pemën në një nxitim kaq të madh, saqë as nuk kontrolloi për të parë nëse dritat po punonin apo jo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME