Categories Bota

Testohet siguria e ”Boing 737 Max”, avioni është tërhequr nga fluturimet pas…

Avioni tip “737 Maks” i kompanisë amerikane “Boing” synohet të rimarrë çertifikatën e sigurisë nga autoritetet e vendit. Pas aksidenteve fatale të dy viteve të kaluara, mjeti fluturues është tërhequr nga kompanitë ajrore deri në adresimin e problemeve teknike. Autoritetet amerikane dhe gjiganti i aviacionit vendës “Boeing” pritet të nisin një proces treditor që do testojë sigurinë e avionëve tip “737 MAX” të prodhuar nga kompania.

Ky model avionësh nuk lejohet të fluturojë nëpër botë që nga muaji mars i vitit të kaluar, pas dy aksidenteve fatale që do u merrnin jetën mbi 340 pasagjerëve në harkun e pak muajve. Të hënën, pilotët dhe ekipet testuese do të kryejnë manovra specifike, ulje-ngritje dhe kthesa më ekstreme gjatë fluturimit mbi shtetin e Uashingtonit dhe brigjet e Oqeanit Paqësor.

Në fokus do të jetë edhe kodi i ri kompjuterik që është riprogramuar pas dyshimeve se në aksidentet e fundit ka shkaktuar bllokim të mjeteve fluturuese, duke i bërë të pakomandueshme. Ndryshimet shpresohet të testohen gjatë korrikut dhe gushtit nga pilotë ndërkombëtarë, por në kushtet e pandemisë është e paqartë se si mund të mbahen seanca të tilla provash.

Në janar, kompania “Boeing” ndaloi prodhimin e avionëve të vet më të shitur, “737 MAX”, deri në pritjen e ricertifikimit prej autoriteteve pas aksidenteve me pasoja tragjike. Ndërkohë 400 mjete të reja të këtij modeli qëndrojnë të parkuara për shkak se nuk u janë dorëzuar apo janë anuluar nga porositësit, duke reduktuar edhe hapësirat magazinuese të kompanisë. Në tremujorin e parë të vitit, frika për sigurinë e avionëve por edhe pakësimi i fluturimeve prej rrezikut të koronavirusit i shkaktuan kompanisë “Boeing” rreth 5 miliardë dollarë humbje. Vlera e aksioneve të saj në bursa u ul shkurtimisht gati trefish nga fundviti i kaluar.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, periudha e krizës pandemike ka dëmtuar çdo prodhues avionësh por veçanërisht gjigantin amerikan. Deri vitin e ardhshëm, trafiku ajror nëpër botë parashikohet të mbetet më shumë se 25 për qind poshtë niveleve të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME