Categories Sport

Teuta fut në krizë Vllazninë, Laçi mposht Kukësin!

Dejvi Bregu çon një hap larg kreut Teutën. Një supergol i sulmuesit vlonjat i mjaftoi durrsakëve për të mposhtur Vllazninë në një ndeshje me pak raste, të mërzitshme, të dominuar nga kujdesi i tepërt dhe të vendosur nga episodet që ishin në favor të djemve të detit, pasi Vllaznia u ndal te traversa në fundin e saj, duke qenë tashmë në krizë rezultatesh që e ka bërë të humbasë një epërsi të ndjeshme me ndjekësit, ndërsa për Teutën një tjetër ndeshje ku luajti me nervat e kundërshtarit dhe në fund arriti ta fitojë.

Laçi në top formë, kalon edhe pengësën e Kukësit duke i mposhtur me shifrat 2-1 në Elbasan Arena. Bardhezinjte rikonfirmojnë veten si një prej pretendentëve kryesorë në garën drejt titullit. Për skuadrën e Shpëtim Duros suksesi 6-të i në 7 ndeshjet e fundit bilanc tejet pozitiv. Golat për kurbinasit u realizuan nga Emiliano Musta dhe Regi Lushkja me një penallti shumë të kontestuar nga futbollistët e Kukësit, ndërkohë që për Kukësin barazoi përkohësisht Patrick Eze. Me fitoret respektive Laçi dhe Teuta dhe shohin veten në vendin e 2-të vetëm një pikë pas Vllaznisë kryesuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME