Categories Showbiz

Tha se s’do postojë më foto me bikini, modelja humbet 70 mijë fansa në Instagram

Promovimi i “pozitivitetit fizik” duket të jetë një industri më vete tashmë në Instagram. Me qindra-mijëra atlete, sportistë por edhe njerëz të thjeshtë janë shndërruar në busullën e miliona fansave, të cilët i ndjekin për të parë, ndoshta edhe mësuar nga rutina e tyre e shëndetshme ushqimore por edhe e ushtrimeve fizike. Një prej tyre është edhe modelja Sophie Gray, e cila më parë ndante me fansat fotografi në bikini nga palestra, derisa një ditë vendosi të mos e bëjë më. Ajo megjithatë tha në një intervistë për “Daily Mail” se do të vazhdojë të influencojë njekjësit e saj që të bëjnë një jetë më të shëndetshme, por këtë do e bëjë duke mos ekspozuar më linjat trupore.

Menjëherë pas kësaj deklarate publike në Instagram, numri i ndjekësve të saj ra nga 430,000 në 360,000. “Gjithçka që bëja rrotullohej rreth atyre fotove. Unë vazhdimisht shqetësohesha për imazhin e trupit tim, sepse “vlera” ime përmes këtij kanali varej nga kjo gjë. Unë kam 3 vite me këtë profil. E pashë se cilat fotografi performojnë më mirë. E pashë që njerëzit kërkonin të shikonin trupin perfekt,” u shpreh ajo. Megjithëse në këtë periudhë ajo pranon se kaloi një fazë të vështirë emocionale, tashmë thote se ndihet shumë më mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME