Categories Turizëm

“The Independent” guidë për Tiranën: Shqipëria po shkrin nga akujt!

Shqipëria po shkrin nga akujt. Pas dekadash izolim, vendi i fundit i pazbuluar i Europës ka vendosur të modernizohet dhe të tërheqë vizitorët. Kryeqyteti i tij, Tirana është në zemër të këtij plani, shkruan prestigjiozja britanike “Independent” në një artikull që i kushtohet kryeqytetit të Shqipërisë.  Fluturimi i parë me kosto të ulët mes Britanisë së Madhe (BM) dhe Shqipërisë filloi në prill 2018, kur “Wizz Air” hapi linjën London Luton-Tiranë. Ndërsa qyteti historik është në mes të ndryshimeve masive si pjesë e projektit shumë ambicioz “Tirana 2030”, të ideuar nga zyra milaneze e arkitekturës “Stefano Boeri Architects”, që do të rikrijojë kryeqytetin e Shqipërisë, duke e mbushur me unaza të shumta me hapësirë të gjelbër, shkolla të reja publike dhe godina që respektojnë mjedisin.

Për të gjithë ata që pëlqejnë aventurat “Independent” sugjeron Malin e Dajtit, ku mund të zhvillohet ngjitje me biçikletë, parashutizëm, alpinizëm, ecje ose të vizitosh “Adventure Park”. Në shkrimin e saj “Independent” përmend edhe Parkun Rinia që “është i këndshëm, ndodhet në qendër dhe mban firmën ‘I Love Tirana’ të cilën e keni parë në mijëra foto”. Për të shijuar hapësira të gjelbra më të mëdha “Independent” sugjeron “Parkun e Madh të Liqenit që ndodhet vetëm 15 minuta më në jug dhe shumë më i gjerë. Aty ndodhet një liqen, lëndina, kopshti zoologjik i qytetit dhe Pallati Presidencial i Shqipërisë me bazamentin e tij të gjerë”.

“Bunk’Art” është një tjetër destinacion që është përzgjedhur nga “Independent” për të vizituar në Tiranë.n “Bunk’Art ndodhet kur shkon për tek teleferiku ‘Dajti Ekspres’ ndërsa vëllai i vogël ‘Bunk’Art 2’ ndodhet në sheshin Skënderbe. Të dy kanë qenë vend strehimi rezistente ndaj bombave të ndërtuara nga regjimi i Hoxhës të cilat janë transformuar në ekspozita dhe hapësira për evente ku ekspozohen objekte arti dhe historike. Këta bunkerë prej betoni ia vlen të vizitohen dhe më i madhi është aq gjigant, saqë ka edhe një teatër”, shkruan “Independent”.

Për të marrë leksione historie, sipas “Independent”, “Muzeu Historik Kombëtar ka shumë ekspozime të së shkuarës së vendit. Në pjesën ballore të godinës ndodhet një mozaik i famshëm i realizmit socialist nga periudha komuniste, ku tregohen disa shqiptarë krenarë që punojnë fuqishëm dhe plot dinjitet”. “Kalo kryqëzimin e Lumit të Lanës për të arritur tek Piramida e Tiranës, që u ndërtua si një monument dhe muze në kujtim të Hoxhës. Sot ndodhet gati në mjerim, por shumë i përshtatshëm për të bërë disa foto”, vazhdon “Independent” që e mbyll këtë artikull duke përshkruar disa karakteristika të kryeqytetit të Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME