Categories Lajme

The Sun: Një në dhjetë të bur gosur të huaj janë shqiptarë

“Një në dhjetë të burgosur të huaj është tani shqiptar” hap artikullin e së mërkurës e përditshmja britanike The Sun.

Sipas artikullit bandat shqiptare kanë marrë përsipër tregtinë e kokainës në Britani dhe tashmë shqiptarët janë për herë të parë grupi i huaj me më shumë të burgosur duke lënë pas polakët.

Sipas shifrave të Ministrisë së Drejtësisë shqiptarët përbëjnë 876 nga 9.089 shkelësit e huaj në burgjet angleze në qershor të këtij viti.

“Numri i shqiptarëve pas hekurave është pothuajse dyfishuar në vetëm katër vjet, nga 475 të regjistruar në qershor 2015. Një dekadë më parë shifra ishte vetëm 166” shkruan The Sun.

Kjo dukuri ka ardhur pasi “kartelet shqiptarw tw organizuar dhe tw pamwshirshwm” janë futur nw tregjet mw fitimprurëse tw dorws sipas The Sun. Tashmw banda shqiptare nuk kontrollojnë vetëm trafikun në rrugë, por edhe importimin e dërgesave nga e gjithë bota.

FBI-ja e Britanisë – Agjencia Kombëtare e Krimit – ka paralajmëruar: “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kanë një kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainën. Ata gjithashtu po zgjerojnë ndikimin e tyre më në veri”.

Në raport shkruhet gjithashtu se: “Kërcënimi të cilin përbëjnë grupet shqiptare të krimit është i rëndësishëm. Londra është qendra kryesore e tyre, por ato janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. ”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME