Categories Lajme

“The Telegraph”: Shqiptarët po tallen me sistemin tonë të drejtësisë

Në artikullin e radhës kushtuar shqiptarëve në Britaninë e Madhe, e përditshmja “The Telegraph” shkruan se gangsterët shqiptarë po tallen me sistemin britanik të drejtësisë, ndërkohë që krimet kundër pronës dhe vjedhjet janë rritur ndjeshëm në juglindje të vendit.

Gazetarët kanë arritur të sigurojnë disa foto të postuara në llogaritë private në Instagram të “skifterëve” shqiptarë, të cilët dyshohet se janë autorë të një serie vjedhjesh të ndodhura në Londër, Kent dhe Sërrei. Përveç të arrestuarve, edhe pesë shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim. “The Telegraph” shkruan se “skifterët” Fabion “Gucci” Kuçi dhe Azem “Ziro” Dajçi kanë filmuar dhe fotografuar veten brenda qelive në burgun “Wormwood Scrubs”, ku po presin të njihen me dënimin që do t’u jepet. Kuçi ka pranuar akuzat për vjedhje me dhunë ndërsa Dajci gjithashtu ka pranuar fajësinë për të njëjtën akuzë, por edhe mbajtje të armëve dhe municioneve.

“The Telegraph” ka zbuluar edhe fotografi të të dënuarve të tjerë shqiptarë, si Tristen Asllani, i dënuar me 25 vite burg për krime të lidhura me armët dhe narkotikët. Ndërsa Agron Demarku është dënuar me 63 vite burg për trafik vajzash të mitura – disa prej të cilave 16 vjeç – nga Lituania. Të dënuarit e tjerë që kanë bërë foto në Instagram janë Lulzim Zefi, i cili do të qëndrojë pas hekurave për 12 vite për trafik kokaine, si dhe Marsel Meco, i dënuar për pastrim parash.

Ministria Britanike e Drejtësisë tha se i ka fshirë këto foto nga llogaritë përkatëse si dhe ka arritur të sekuestrojë telefonat. Në një deklaratë për mediat u tha se Qeveria ka akorduar një fond prej 100 milionë stërlinash për pajisje të teknologjisë së fundit që do të shërbejnë për të kapur telefona celularë që futen në burg. Shpesh telefonat nuk përdoren vetëm për foto, por edhe për të kërcënuar viktimat nga qelia, në mënyrë që të tërheqin akuzat apo dëshmitë e tyre.

Sokol Kalani, Shefi i Task Forcës Anti-Skifter, ka thënë për “The Telegraph” se bashkëpunimi me autoritetet britanike në lidhje me bandat shqiptare është rritur. “Shumica e kërkesave që kemi vijnë nga Italia dhe Gjermania, por së fundmi kemi marrë kërkesa të shumta nga Mbretëria e Bashkuar për identifikimin dhe arrestimin e shqiptarëve që mund të jenë përfshirë në grabitje”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME