Categories Sport

Drejtori i Barcelonës: Jemi afër marrëveshjes për Neymarin

Drejtori i Barcelonës, Javier Bordas, ka zbuluar se klubi katalonas është afër arritjes së marrëveshjes për ta kthyer yllin e Paris Saint-Germainit, Neymar, në Camp Nou. Takimi i parë mes Barcelonës dhe PSG-së u mbyll pa ndonjë marrëveshje mes dy klubeve, por thuhet se është arritur përparim në përpjekjet e kampionit spanjoll për ta transferuar brazilianin. Në takimi e zhvilluar sot, Barçën e kanë përfaqësuar shefi ekzekutiv, Carscar Grau, drejtori Javier Bordas dhe sekretari Eric Abidal.

“Ende nuk ka marrëveshje. Po bisedojmë dhe jemi afër marrëveshjes”, tha Bordas për gazetarët më të mbërritur në aeroportin e Barcelonës El Prat. Dy klubet do t’i vazhdojnë bisedimet në orët në vazhdim, pasi pritet të mbahet një takim tjetër mes tyre. Sipas Le Parisien, Barcelona i ka ofruar 170 milionë euro PSG-së, të cilat mendon t’ia paguajë me dy rata për sulmuesin 27-vjeçar.

Emri i Ousmane Dembeles është përfshirë po ashtu në tavolinën e bisedimeve. Por siç qëndrojnë gjërat, PSG-ja nuk është e bindur nga oferta e Barcelonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME