Categories Lajme

Thellohet misteri, mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, Indrit Bajraktari i martuar në Angli

Indrit Bajraktari, 25-vjeçari i arrestuar nga policia pas vdekjes së 17-vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojës rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez. Ky detaj i zbuluar nga gazetari Simon Shkreli ka ngritur akoma më shumë mister rreth ngjarjes tragjike që i mori jetën adoleshentes dy ditë më parë.

Dy të rinjtë kishin marrë me qira një motor uji rreth orës 14:00 të pasdites së mërkurës. Sipas policisë Bajraktari ka dalë nga deti pa vajzën dhe pa motorin e ujit. Ndërkohë ky i fundit i ka thënë uniformave blu se vajzën e ka lënë në breg pranë xhaxhait të saj.

Punonjës të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit kanë deklaruar se njëri prej tyre i ka mbajtur në vëzhgim dy të rinjtë, të cilëst sipas tyre kanë qenë të pajisur edhe me jelekë shpëtimi. 17-vjeçarja nga Burreli që jetonte në Bathore kishte ardhur me pushime në Velipojë bashkë me familjen e saj. Ndërsa 25-vjeçari nga Postriba ishte emigrant në Londër dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime. Dy të rinjtë dyshohet se ishin njohur në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME