Categories Lajme

U vuri zjarrin pyjeve, shoqërohet kryeplaku në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar kryeplakun e fshatit Skrevan për zjarrëvënie në mjedise pyjore. Në pranga ka rëmë L. I, banues në fshatin Skrevan. Sipas uniformave blu, kryeplaku kishte ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Skrevan dhe si pasojë e erës së fortë zjarri ka avancuar më tej deri në fshatin Slanic, Ura Vajgurore dhe për pasojë janë djegur rreth 500 rrënjë ullinj dhe rreth 30 ha sipërfaqe kullosore dhe me pemtari të ndryshme pyjore dhe frutore.

Njoftimi i policisë: Berat Vijojnë operacionet për vënien përpara përgjegjsisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore. Arrestohet kryeplaku i fshatit Skrevan për zjarrëvënie në mjedise pyjore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas njoftimit të marrë se në fshatin Skrevan një person kishte vënë zjarr dhe zjarri kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe kullosore si dhe qindra rrënjë ullnj, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies shtetasin L. I, banues në fshatin Skrevan, Ura Vajgurore me detyrë Kryeplak i fshatit Skrevan. Ky shtetas kishte ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Skrevan dhe si pasojë e erës së fortë zjarri ka avancuar më tej deri në fshatin Slanic, Ura Vajgurore dhe për pasojë janë djegur rreth 500 rrënjë ullinj dhe rreth 30 ha sipërfaqe kullosore dhe me pemtari të ndryshme pyjore dhe frutore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së shkallë së parë Berat për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” . Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët dhe për barinjtë që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME