Categories Politike

Thellohet skandali për lirimin e Dokles, ”Ben Qimja” përdori si ‘karrem’ financierin e tij të besuar

Lirimi i Endrit Dokles pak ditë më parë nga b urgu, edhe pse kishte një dën im të përjetshëm, duket se është investim i botës së kr imit.

Nëse fillimisht u tha se garant për të kishte dalë biznesmeni Agim Çako, përmes kompanisë “Mateo Konstruksion”, gazetari Flamur Vezaj, zbulon se në të vërtetë pas lirimit të Dokles qendron Arben Isufaj, i njohur ndryshe dhe si Ben Qimja.

Ky i fundit pavarësisht se është akuzuar për vepra tërënda penale si vr asja apo tra fikimi i dro gërave të forta, ka arritur që ti shpëtojë drejtësisë me vetëm disa vite b urg.

Ai zotëron një sërë biznesesh në qytetin e Fierit, dhe Agim Çako duket të jetë thjesht një vartës i tij, që siç thotë Vezaj kujdeset për financat e Isufit.

Ndërkohë gazetari denoncon heshtjen e institucioneve, që sipas tij kanë mbyllur sytë përpara lirimit të Dokles, dhe të gjitha akuzat që janë ngritur nga ministrja e Drejtësisë, janë drejt gjyqtares Enkelejda Hoxha, dhe jo ndaj vartësve të saj në bu rgje.

Postimi i Vezajt:

Ben Qimja “punesoi” Indrit Doklen

Arben Isufaj i njohur si “Ben Qimja” punesoi Endrit Doklen si punetor ndertimi! Kontrata e kompanise “Mateo Konstruksion” qe figuron ne emer te Agim Çakos (qe eshte i besuari dhe financieri i Ben Qimes) mundesoi lirimin para kohe te Indrit Dokles!

Kjo kompani ka leshuar nje kontrate punesimi fiktiv per Indrit Doklen si punetor ndertimi me nje rroge prej 350 mije lekeve, qe gjyqtarja ta liroi me kusht Doklen per pese vitet e ardhshme! Pra per lirimin e nje kr imineli investon nje kri minel tjeter i cili ia mbushi mendjen gjykates se nje vr ases do te punoje te kompania e tij si punetor ndertimi thene ndryshe hamall!!!

Kjo praktike me kontrata fiktive eshte perdorur edhe per Lulzim Berishen ne Durres ndersa nuk ka munguar “ndihma” Ben Qimes edhe per uljen e de nimit te bu rgimit te perjetshem edhe per Dritan Dajtin bashke me nje tjeter biznesmen te njohur ne fushen sportive!

Ndersa institucionet edhe ne kete rast, mbyllen nje sy e nje vesh me “arsyetimin” se pas lirimit, Indrit Dokle do t’i paguaj shtetit tatime e sigurime shoqerore si punetor krahu!!

Vec kesaj kontrate, qe ndikoi ne lirimin e tij, nje rol te rendesishem ka luajtur edhe drejtori i b urgut dhe ai i sherbimi te proves qe jane ne varesi te Ministrise se Drejtesise! E kjo e fundit ashtu si rastet e tjera, kujtohet pas lirimeve duke i faturuar pergjegjesin tek te tjeret!

Puna_ka_po_profesionistet_jane_ne_bu rg

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME