Categories Lajme

Thellohet tragjedia në familjen Gjoka, ndërron jetë edhe vajza e dytë

Tragjedia e familjes Gjoka në Lezhe është thelluar edhe më tej, pasi ka ndërruar jetë në Itali vajza e dytë, 15-vjeçarja Klarisa Gjoka. Ajo ishte dërguar për k urim ne shtetin fqinj, pasi mbeti e plagosur nga shpërthimi i b ombolës së gazit në hotelin e familjes.

Pavarësisht trajtimit mjekësor Klarisa Gjoka 15 vjeçe nuk mundi t’u mbijetoje plagëve te marra. Disa ditë më parë gjeti vd ekjen dhe motra e saj Daniela Gjoka 19-vjeçe.

Ndërkohe gjate ditës se sotme është zhvilluar ceremoni mortore për 19-vjeçaren. Ne gjendje te rende mësohet se është edhe nena e femijeve. Hoteli 3-katësh në pronësi të familjes u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit, si shkak e rrjedhjes së gazit të një bombule gazi.

NGJARJA , Shpërthimi ndodhi ne 4 korrik, në një hotel trekatësh, duke lënë të plagosur rëndë pjesëtarë të familjes Gjoka, banues në Lezhë, per fat te keq dy vjazat nderruan jete.

Shpërthimi i bombolës së gazit ka shkaktuar një shpërthim të fortë në hotel, duke krijuar panik te turistët e shumtë që frekuentojnë bregdetin këtë sezon veror.

Turistët në zonë që kanë dëgjuar shpërthimin kanë menduar se mund të kishte ardhur si pasojë e lëndëve plasëse për shkak të zhurmës së madhe.

Edhe pasojat janë të mëdha. Pjesë të tëra të hotelit thuajse janë shkatërruar plotësisht si pasojë e zjarrit që shpërtheu. Kati i parë i ndërtesës është shkatërruar thuajse plotësisht. Megjithëse shkaku që çoi në ngjarjen e rëndë nuk dihet ende, mësohet se në hotel ka pasur bombola të shumta me gaz dhe një cisternë me lëndën djegëse. Një pjesë e bombolave ka shpërthyer duke rënduar bilancin e shkatërrimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME