Mësimi në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës dhe Kurbinit mësimi do të rifillojë në datë 9 Dhjetor, ndërsa në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Rrogozhinë nesër rifillon normalisht, pasi nuk ka rrezik nga godinat. Ministrja e Arsimit Besa Shahini u shpreh se përsa i përket fëmijëve që janë zhvendosur në hotele, ka filluar edhe themelimi i shkollave të përkohshme në këto godina deri në një tjetër zgjidhje. Në Tiranë sipas ministres nuk do të ketë asnjë shkollë tjetër që do të shembet përveç asaj në Pezë, ndërsa do të prishen edhe disa në Durrës, Thumanë dhe Vorë. Gjithashtu Shahini njoftoi se e hëna tjetër nuk do të bëhet pushim për shkak të 8 Dhjetorit për shkak të orëve që humbura të mësimit.
“Qarku Durrës, bashkia Kurbin, Vorë dhe Tiranë fillojnë mësimin në 9 dhjetor, të tjerat nesër. Në 9 qarqe që nuk janë në gjendje të jashtëzakonshme mësimi ka filluar normalisht, ndërsa për tre qarqet e tjera do të fillojë nesër pjesërisht. Në Lezhë nesër fillon në bashkinë Mirditë, një shkollë e dëmtuar në Shënkoll dhe nesër nxënësit do të jenë të zhvendosur. Në Kurbin ka numër më të madh të shkollave të dëmtuara dhe mësimi fillon në 9 dhjetor që të bëhen riparimet. Në Rrogozhinë dy shkolla të vogla me probleme mësimi fillon nesër. Në Kamëz një shkollë e dëmtuar “Sulejman Elezi’ transferohet te “Azem Hajdari” në turnin e dytë pasdite, pra mësimi fillon nesër. Në Kavajë ka dy shkolla të dëmtuara, nxënësit do të transportohen, mësimi fillon nesër. Në Vorë është dëmtuar shkolla në Marikaj, nxënësit në Marqinet, mësimi fillon në 9 dhjetor.
Në Tiranë përveç Pezës nuk ka shkolla të tjera për të nxjerrë komplet jashtë funksionit. Në Tiranë mësimi fillon në datë 9 Dhjetor. Për kopshtet dhe shkollat private duhet të marrin një konfirmim nga instituti i ndërtimit, të vlerësohen që të jemi të sigurt. Për shkollat që rrezikojnë të mos hapen as në 9 dhjetor kemi plan për ti zhvendosur në shkolla të tjera. Në zonat rurale kemi siguruar transport. Për të gjitha shkollat private me probleme, pronarët të sjellin planin e zhvendosjes së nxënësve. Në hotelet ku janë sistemuar qytetarët kemi filluar sistemin për themelimin e shkollave të përkohshme. Mësimi do të fillojë në datë 9 Dhjetor. Dita e Rinisë 8 Dhjetor, nuk do të bëhet pushim në datë 9 për shkak të orëve që kanë humbur. Në datë 7-8 do të bëjmë një njoftim të dytë për planin e zhvendosjes dhe kush shkolla private do të hapen.
Të shtunën do të bëjmë një verifikim të dytë dhe më pas do të dalim me shifrat e dëmtimeve. Në disa shkolla do të punohet me dy turne. Të gjithë nxënësit që shkollat mund të kenë probleme e kemi planin ku mund ti zhvendosim. Për kopshtet dhe çerdhet publike u lamë fleksibilitet bashkive për të vendosur, po ashtu edhe për privatët” tha ajo. Në fjalën e saj ministrja mohoi denoncimet se mësuesve u është mbajtur gjysma e pagës për të prekurit nga tërmeti. “Unë nuk kam dijeni për këtë, ata që kanë dashur që të dhurojnë, kanë dhuruar, të tjerët nuk kanë kurrëfarë obligimi. Por nuk është ndaluar pjesa e pagës për asnjë mësues” tha ajo.
Nesër nis shkolla në;
Lezhë
Mirditë
Kavajë
Rrogozhinë
Kamëz
Në 9 dhjetor nis shkolla në;
Tiranë
Durrës
Vorë
Kurbin
