Categories Sport

VIDEO/ Makina për.plaset me muret, panik në sallën e lojërave me dorë, e kujtojnë termet

Jemi mësuar të shikojmë shpesh incidente në fushën e sportit, por më i çuditshmi vjen nga Suedia. Teksa po luhej sfida e hendbollit mes Boden dhe Skare, një makinë u gjend shumë pranë parketit të ndeshjes. Makina u përplas me muret rrethuese të palestrës, për tu gjendur më pas në afërsi të sallës së lojërave.

Kjo solli panik dhe tmerr te të pranishmit në sallë, të cilët nuk e kuptuan se çfarë ndodhi. Fillimisht u mendua se vendi u godit nga një tërmet, pasi përplasja solli shumë tronditje të banesës, por kamerat fokusuar më pas makinën në ambientet e sallës së palestrës Pamjet e lojtarëve të cilët largohen nga të katërta anët për të gjetur shpëtim u bë virale në rrjetet sociale. Ndërkohë, trajneri vendas, Johan Nystrom e cilësoi incidentin si një mrekulli, pasi nuk solli të lënduar.“Është një mrekulli që askush nuk u lëndua. Dhjetë sekonda para se të ndodhte incidenti, lojtarët kishin qenë pikërisht në të njëjtin vend ku hyri makina. Është thjesht fat i pastër, pothuajse një mrekulli që askush nuk ka ndodhur të jetë aty në momentin e përplasjes dhe se askush nuk është lënduar,” deklaroi tekniku i Boden

Incidenti i çuditshëm ndodhi në Stokholm, teksa shoferi raportohet se ka marrë lëndime të lehta dhe u arrestua për ngarje të makinës nën ndikimin e alkoolit.Ora news

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME