Categories Lajme

Themelohet “Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë”

Për herë të parë në Shqipëri është themeluar “Parlamenti i Nxënësve”, i cili do të shërbejë si një forum ku do të dëgjohet zëri i nxënësve në funksion jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së arsimit, por edhe eksperiencës së tyre shkollore. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, zëvendësministrja për Rininë, Lorena Haxhiu, përfaqësues të institucioneve të arsimit parauniversitar, nxënës e prindër të ftuar, mësues koordinatorë, mësues ndihmës dhe drejtues shkollash.

Duke iu drejtuar parlamentarëve të zgjedhur, Ministrja Shahini u shpreh se MASR është ministria e të rinjve dhe fëmijëve, prandaj edhe vendimet duhet të merren duke i dëgjuar fëmijët dhe të rinjtë. “Kemi dëgjuar të rriturit, mësuesit ose prindërit, por kësaj i erdhi fundi sot. Mësuesit ose prindërit do të jenë gjithmonë partnerët tanë që të arrijmë më të mirën në sistemin e arsimit, por duam të dëgjojmë direkt edhe nga ju për shkak se është shumë e rëndësishme të mësojmë nga ju se si ndikoheni nga vendimet që ne marrim çdo ditë”- tha ajo. Sipas ministres Shahini, angazhimi në “Parlamentin e Nxënësve” përbën një ushtrim demokracie dhe vullnetarizmi.“Deputetët e rinj mësojnë për vlerat e të shërbyerit bujar në komunitet, ku punohet jo për interesin personal por për të mirën publike dhe interesin e përbashkët të të gjithë nxënësve”, nënvizoi ajo.

Ndër të tjera, Ministrja Shahini u shpreh në lidhje me diversitetin shoqëror që përfaqëson ky parlament historik: “Arritje të mëdha të kësaj nisme janë numri i lartë i vajzave, i fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të nxënësve që vijnë nga pakicat e përfaqësuara. Këtu përfaqësohet diversiteti shoqëror në shkolla”, u shpreh ajo teksa u ka kërkuar nxënësve që të sjellin idetë e tyre origjinale, dhe jo të prindërve apo mësuesve të tyre.

“Parlamenti i Nxënësve” ka një përfaqësi në nivel kombëtar me të drejtë anëtarësie për dy vite dhe ka për qëllim forcimin e pjesëmarrjes aktive të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor.

Në këtë seancë të parë janë zgjedhur kryetari dhe zëvendëskryetarët e Parlamentit të Nxënësve, anëtarët e Sekretariatit Teknik. Ndërkohë që janë bërë ndarja e anëtarëve të Parlamentit në komisionet parlamentare, angazhimi për ndarjen e detyrave mbi hartimin e rregullores dhe vendosja e datës së mbledhjes së ardhshme – mbyllja e punimeve. Anëtarët mblidhen tre herë në vit për të diskutuar çështjet e rëndësishme për ta, si dhe për iniciuar aktivitete në nivel kombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME