Categories Lajme

“Thesin me paratë e krimit e ka çuar në zyrën e pronarit të televizionit”/ Artan Hoxha flet pa dorashka

Një ditë më parë gazetari Elton Qyno, ka komentuar rreth dosjes së operacionit “Shpirti”, pasi në media u tha se pjesë e dosjes ishte edhe emri i një gazetari të njohur që e kishte deklaruar i penduari-bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Sipas lajmit dhe analizës së gazetarit në studio, gazetari i famshëm i kronikës së zezë, kishte marrë lekë për të goditur grupin rival të Ilir Duçkollarin, me qëllim denoncimi i parcelave të drogës në media.

Deklarata u bë dhe lajmi mori dhenë. Një gazetar i famshëm ka rënë në takamin e SPAK-ut. Dhe me këtë situatë që është bërë tani, SPAK-u po të kapi, ta hapi.

Atë ditë s’më ka pushuar telefoni. “…Ore kush është ky gazetar…”-njëri, “…kush është një gazetar… tjetri…”-më pyeste dynjaja.

“…Ore ikni se po ha bukë, ikni se s’ka gazetar, e nëse ka, gazetari informacion mer ngado, bilbil fryrësa ka dhe nga krimi jo vetëm në administratë…mjafton që gazetari ta verifikojë vërtetësinë e informacionit dhe është në rregull”-ja ktheja unë”, -shkruante Qyno në rrjete sociale.

Në këtë reagim nuk ka munguar edhe një koment nga gazetari Artan Hoxha, i cili gjuan larg, duke thënë se shpreson të mos pendohet ndonjë nga ata gazetarët e përgjuar nga rrota e mullirit që të tregojë më pas thesin e parave të krimit.

“Ishallah nuk pendohet ndonjë nga ata gazetarët e përgjuar nga rrota e mullirit dhe tregon, se thesin me paratë e paguara nga krimi organizuar e ka çuar direkt në zyrën e pronarit të televizionit, që është edhe Drejtor, edhe kryeredaktor, edhe redaktor madje dhe redaktor rrethesh”, ka komentuar Hoxha pa përmendur emra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME