Categories Sport

Theu rekordin e Pele, Messi: Nuk e mendoja kurrë

Në sfidën përballë Valladolit, përveç fitores së thellë 3-0 dhe tre pikëve që Barcelona mori, kapiteni i skuadrës Lionel Messi thehu një tjetër rekord duke lënë pas legjendën e Brazilit Pele. Numri 10 me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme arrit të kalojë Pele, duke shënuar 644 gola me Barcelonën, rekord ky që mbahej deri dje nga “perla e zezë” me 643 gola të shënuar për ekipin brazilian të Santos.

Me këtë rekord Messi renditet i pari futbollist në botë që ka shënuar më shumë gola, 644 të tillë për një ekip deri më tani i ndjekur nga Pele me 633 gola për Santos , vendi i tretë i takon Gerd Muller me 570 gola të shënuar me fanellën e Bayern Munih. Peyroteo 569 me Sporting Lisbon dhe Bican me 542 gola të shënuar për Slavia  Prague

Vetë Messi, pas thyerjes së rekordit ka bërë një postim në rrjetet sociale: “Kur nisa të luaj futboll kurrë nuk mendova se do të thyeja ndonjë rekord, veçanërisht jo atë që arrita dhe që e mbante Pele.

Mundem vetëm të falënderoj këdo që më ka ndihmuar gjatë këtyre viteve, shokët e mi të skuadrës, familjen, miqtë e mi dhe këdo që më mbështet çdo ditë”. Messi i është bashkuar Barcelonës që në moshën 13-vjeçare dhe ka debutuar në vitin 2004 me katalanasit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME