Categories Lajme

Theu xhamin e makinës për të vjedhur lekët, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar u kap në flagrancë duke vjedhur në një lokal në vendin e quajtur “Liqeni i Viroit”.

Dyshohet se i riu ka thyer xhamin e një makine dhe ka vjedhur një çantë dore brenda së cilës kishte 5 000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti që ky shtetas përdorte, 1 elektrik dore, dorashka, produkte ushqimore dhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë:Gjirokastër, U kap në flagrancë duke vjedhur në një lokal, vihet në pranga 28-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal për vjedhje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur edhe një çantë me një shumë parash, në një automjet, pasi ka thyer xhamin.

Sekuestrohen dorashka, 1 elektrik dore, produkte ushqimore dhe një shumë parash, që dyshohet se janë vjedhur nga ky shtetas, si dhe automjeti që ai përdorte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm kriminal për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Liqeni i Viroit”, duke vjedhur në një lokal, një shumë parash dhe produkte ushqimore.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka thyer xhamin e një makine dhe ka vjedhur një çantë dore brenda së cilës kishte 5 000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti që ky shtetas përdorte, 1 elektrik dore, dorashka, produkte ushqimore dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME