Categories Lajme

Thirri burrin në punë por më vonë…

Violeta Donaj, gruaja që ekzekutoi me disa plumba pistolete bashkëshortin e saj Kujtim Donaj, është marrë e pandehur dhe çështja kundër saj, ka përfunduar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Gjatë fazës së hetimit Donaj ka pranuar autorësinë e krimit, duke pohuar se disa ditë para ngjarjes së rëndë ka pasur konflikti me bashkëshortin e saj Kujtim Donaj, pasi ai herë pas herë e dhunonte dhe para krimit kishte lënë një sasi të konsiderueshme lekësh në loto.

Burrë e grua punonin së bashku në tregun e Milotit, ku shisnin fruta-perime. Gjatë hetimit të kësaj vrasje ka rezultuar se gruaja e ka telefonuar bashkëshortin e saj, Kujtimin duku i pohuar “…eja tek tregu…”.

Çështja momentalisht ka mbërritur në gjykatë dhe pritet që në 31 korrik gjyqtarja Irena Gjoka të hapë procesin gjyqësor.

Nga hetimet rezulton se fillimisht ka qenë gruaja e cila ka mbërritur në treg me automjetin e saj SMART. Pas këtij momenti ajo ka telefonuar bashkëshortin e saj që të vinte te kioska ku ata tregtonin, për të sistemuar mallin. Në momentin që Kujtim Donaj, 42-vjeç, ka mbërritur pranë vendit të punës, ai është qëlluar me tre plumba pistolete TT, pas shpine nga bashkëshortja e tij. 42-vjeçari ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja plumbi pistolete.

Sipas materialeve të mbledhura nga grupi hetimor, Violeta Donaj pas krimit ka hedhur armën mbi mallin e një tregtari tjetër aty pranë dhe është larguar në drejtim të autostradës e ndjekur nga kunata e saj. Në dosjen e akuzës rezulton se 35-vjeçarja ka ecur në këmbë përgjatë autostradës, e shoqëruar nga kunata e saj, bashkëshortja e vëllait, Anila Pali, kur edhe janë ndaluar nga patrulla e policisë.

Për zbardhjen e këtij krimi janë marrë një sërë dëshmi mes tyre ajo e një tregtari. Dëshmitari në vendin e ngjarjes, ka rrëfyer detaje. Ai ka thënë se në kohën kur po përgatiste mallin në tezgë, ka dëgjuar tre të shtëna arme dhe është kthyer direkt nga krahu nga ka ardhur zhurma dhe ka parë Violetën me një armë zjarri pistoletë TT ngjyrë e zezë të cilën e ka hedhur te malli i tij në tokë. Në këtë situatë, shpjegon ai, i ka thënë Violetës, “…ik mos më ngatërro, çfarë dreqin je ti…”.

Ajo ka lënë armën dhe ka ikur në drejtim të rrugës së tregut në drejtim të autostradës. Para hetuesve Violeta Donaj ka pretenduar se dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti, Kujtim Donaj, ku edhe nga këqyrja asaj i është konstatuar një dëmtim në krahun e majtë, ndërsa po sipas saj,ai luante edhe bixhoz.

Në vijim të hetimeve, janë marrë në pyetje edhe prindërit e Violeta Donaj, Gjin Pali dhe Dila Pali, të cilët janë shprehur se vajza e tyre Violeta nuk u treguar për ndonjë konflikt që ka pasur me bashkëshortin e saj Kujtimin, nuk i kanë parë armë me vete gjatë kohës që ajo ka qenë në shtëpinë e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME