Categories Lajme

Thirrja e 17-vjeçares shqiptare nga Siria: Na merrni shpejt se këtu do të ndodhë diçka e keqe

Gazetarja e TCH, Kristi Gongo ka biseduar me një 17-vjeçare që ndodhet e vetme në kampin Al-Haël të Sirisë ku gejdnej edhe Alvini. Ajo është Elona Shuli nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 6 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdinin. Pas vdekjes së prindërve, Krenarit dhe Adelinës në luftës krah ISIS, Elona tashmë ka mbetur e vetme kampin Al-Haël me djalin e saj 3-vjeçar si dhe për dy motrat Ermën dhe Jusrën si dhe vëllain e vogël, Ibrahimin.

BISEDA

Elona: Përshëndetje jam Elona Shuli. Kërkojmë nga ju ndihma të shpejta sa me shejt ti kapni keto pune serozjish si shtet qe jeni keni pare ne per neper internete edhe neper tevizorse ku jetojme e si jetojme.

Kristi: Pershendetje Elona. Me dergoni nje video me femijet si jeni ne ate te ftohte.

Elona: Se ne gra edhe femi jemi ne rrezik shum te madh folet qe do vjene nje lufte e madhe. Persim dita diten nata naten qe te vini te na merrni ora na behet muj muji na behet vit aq shum qe jemi te strresum jemi ne merak te madh. Nga ky vend te na largoni sa me para nga ky vend te na largoni sa me para. Qe nje vit qe rrim te pergatitur gra edhe femi per tu kthyer te familjet tona. Nese keni pak dhimshuri per femijet sa me shpejt te na terhiqni nga ky vend.

Kristi: Nuk me dergon dot video? Nga po shkruan tani? Ku e gjen internetin?

Elona: Nga ketu brendra. Eshte interneti shume i dobet. Nuk vin as vidjo as me ze

Kristi: Po te pres.

Elona: Po per 4 dite nuk do flasi. Se kemi nje problem.

Kristi: Cfare problemi? Pse kater dite? Me trego ne video cfare pritet te ndodh, rrezikun qe keni, veshtiresine per tu ushqyer. Te te marr me video ne ëhatsapp? Mundem?

Elona: Kur te mundem do ta coj. Çfarë thote shteti kur do na marri.

Kristi: Te te marr tani me video? Qe te flasim?

Elona: Se jemi ne nje rrezik shume te madh.

Që prej orës 6:30 të mëngjesit të së dielës, Elona nuk ka kthyer më përgjigje dhe nuk e ka marr mesazhin. Arsyet pse nuk flet dot këto 4 ditë, nuk e zbuloi, por është i kuptueshëm rreziku që po ndeshen 5 fëmijët e familjes Shuli.

Prindërit e Elonës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacion në Sarandë, lëvizte i armatosur në qytet, prangoset 30-vjeçari nga Vlora

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ambasadori i SHBA-së në NATO vizitë në Shqipëri, ambasada amerikane në Tiranë: Vlerësojmë dhe mbrojmë vlerat tona të përbashkëta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka mirëpritur Ambasadorint e SHBA-së në NATO, Matthew…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria miraton masën e indeksimit për pensionet, ja si do të llogaritet

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind. Vendimi aplikohet për llogaritjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandal \ “Qenef, hale pa dyer, gjarpërinj, na hoqën mendjen!”/ Korreshi denoncon gjendjen e shkollave në Lushnjë: Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë!

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen alarmante të shkollave në fshatrat e Lushnjës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME